Mogherini përgjigjet para eurodeputetëve: Shqipëria, së fundi progres i jashtëzakonshëm

Postuar në 02 Shtator, 2014 09:46

Këtë herë në cilësinë e Ministres së Jashtme të Italisë, vend i cili mban edhe presidencën e BE-së, Frederica Mogherini (shefja e përzgjedhur e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian) ka dalë para Komisionit të Jashtëm të PE-së. në një raport ku u është përgjigjur edhe pyetjeve nga 27 eurodeputetë, Mogherini në pjesën për Shqipërinë ka pohuar se ky vend ka treguar vullnet për të kryer reforma sa i përket rrugës drejt BE-së.  
“Ne besojmë se Shqipëria në muajt e fundit ka ecur ne mënyre te jashtëzakonshme sa i takon vullnetit për te kryer reforma dhe vendimi i qershorit nga Këshilli Europian ishte stimuli i duhur në ketë drejtim”, deklaroi Mogherini. Diplomatja evropiane tha se vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së është jo vetëm në interesin e vetë vendeve që janë në procesin e anëtarësimit por edhe në intereson e BE-së për arsye stabiliteti, sigurie dhe prosperitet ekonomik.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.