Meta para nisjes së Kuvendit: Klasa politike të tregojë më shumë maturi, etikë dhe bashkëpunim

LSI mbledh Grupin Kuvendor para nisjes së seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar. Ilir Meta, Kryetari i LSI njëherazi dhe kryetar i parlamentit u shpreh shpreh se partia e tyre do vijojë t’i shërbejë progresit dhe nismave që kanë vetëm një syni, integrimin e vendit në BE. Ai bëri apel që klasa politike këtë vit të tregojë më shumë maturi, etikë dhe bashkëpunim. “Jemi këtu për rikonfirmuar atë sjellje politike tonën që i shërben konstruktivitetit, dialogut në mënyrë që dialogu konstruktiv të cojë para cështjet dhe kemi eksploruar të gjitha hapësirat që të ecim përpara. Kemi punuar për ecjen para të shumë nismave që kanë qenë disa me rëndësi për qytetarët”, u shpreh Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar të kësaj partie. “Natyrisht që ne do të donim të ishim bashkëpunues me opozitën, shpresojmë që me hapjen e këtij sesioni, mungesa e dëshiruar e bashkëpunimit, dialogut, që ishte evidente në fund të sesionit të kaluar, të zëvendësohet me një klimë më bashkëpunuese, duke filluar që nga etika në sallë dhe në komisione,” tha Meta.
L.V
Add new comment