Dëmtohet memoriali-bunker në hyrje të ish Bllokut. “Irrituese indiferenca e shtetit”, thotë F.Lubonja

Është dëmtuar nga persona të paidentifikuar memoriali "Post Bllok", i cili është i vendosur në hyrjen kryesore të ish-Bllokut. Memorialit i janë thyer elementët e xhamit të bunkerit. Autorët e memorialit e cilësojnë dhunimin në veprim të qëllimshëm. “Është një akt i qëllimshëm, pasi është një objekt më i vizituar dhe ka një simbolik të caktuar dhe kujton një periudhë, ndaj nuk mund të mos e interpretosh si një akt të qëllimshëm, të njerëzve që duan ta profanizojnë këtë simbolik. Këtu të irriton indiferenca e shtetit, pasi nuk ka një polic. Bëjnë xhiro andej nga Lazaratit, dhe këtu në qendër të Tiranës nuk ka asgjë, asnjë polic. Këtu u vra Santo para ca kohësh. Ndaj themi se nuk bëhemi njerëz ne”, kështu ka deklaruar për mediat Fatos Lubonja. Akt të qëllimshëm e ka quajtur dhe Ardian Isufi, një nga ideuesit e këtij monumenti.
a.k
Add new comment