Mjedisi në plan të parë; KQZ vendos riciklimin, jo djegien e fletëve të votimit

Ruajtja e mjedisit duket se ka qenë motivi kryesor i mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ditën e sotme. KQZ është mbledhur për të vendosur lidhur me mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, por pas debateve lidhur me buxhetin e nevojshëm për këtë proces, u vendos që KQZ të rimblidhet nesër. Që në fillim të mbledhjes, kryetarja e këtij institucioni Lefterie Lleshi propozoi që fletët e votimit të mos digjen siç është vepruar herët e kaluara, por të riciklohen. Por lidhur me këtë fakt pati diskutime edhe sa i takon shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit. Pasi ka çelur ankandin për riciklimin e materialeve të votimit, kryetarja e KQZ tha se metoda e riciklimit redukton koston për asgjësimin e fletëve të votimit dhe nuk ndot ambientin.
a.k
Add new comment