Kriza ukranase, përfaqësues të Senatit në SHBA kërkojnë furnizmin me armë të Kievit. Kreu i Komitetit me Jashtë: “Ky është pushtim nga Rusia”

Postuar në 31 Gusht, 2014 18:54

Përfshirja direkte e Rusisë në konfliktin e armatosur në Ukrainë ka prodhuar një reagim të fortë nga SHBA. Kështu sot bëhet e ditur se disa senatorë të Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe për çështjet Inteligjencës kanë kërkuar që Washingtoni të furnizojë me armë Kievin zyrtar. “Ky nuk është më çëshje e disa separatistëve, ky është një pushtim direkt nga Rusi. Ne duhet ta njohim këtë fakt”, deklaroi Robert Menendez, kreu i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë. Edhe senatori McCain ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme duke e cilësuar presidenitn rus si një kolonel të vjetër të KGB-së që kërkon të restaurojë perandorinë ruse. “Jepuni atyre aftësinë për të luftuar”, tha McCain duke iu referuar ukrainasve. Ky hap shënon një moment përshkallëzimi të konfliktit, për më tepër që në këtë rast SHBA-të tejkalojnë reagimin e BE-së.

http://www.bbc.com/news/world-europe-29007631

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.