F.Klosi: Shkrimi te Kathimerini, i pasaktë. Kisha greke nuk duron dot kundërshti, ka strukturë diktatoriale

Postuar në 01 Shtator, 2014 03:24

Pas një editoriali në të përditshmen greke Kathimerini, ku ndër të tjera përmendet edhe ish shefi i SHISh Fatos Klosi si ndër ata që sulmojnë “pisët” kryepeshkopin Anastas, Klosi ka dhënë një përgjigje. Duke folur për Panoramën, ai e cilëson kishën greke si strukturë diktatoriale. “Grekërit nuk durojnë dot mendime kundër. Kisha greke është vetë si “strukturë diktatoriale’ dhe Janullatos është në majë të saj. Nuk durojnë dot mendime kundër, njerëz që nuk kanë opinione si të tyre, por duan vetëm njerëz që t’ju falen dhe t’ju luten, t’u ulen në gjunjë dhe t’u puthin dorën”, thotë Klosi.

Ai sqaroi edhe se “unë e kam thënë ndonjëherë frazën “rreziku nuk vjen prej fondamentalistëve islamikë , por nga fondamentalizmi i Anastasit”. Kam deklaruar se krahas islamikëve, të shikohen edhe kristianët apo edhe çdo lloj ndikimi tjetër fetar”, tha Klosi.

a.k

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Klosi ka nje cen ne logjiken e tij: nis e flet per Xhumen dhe e shtrin abstraksionin e tij per kishen, madje ngateron kishen greke me ate shqiptare (natyrish me qellim). Por te thuash se kisha orthodokse shqiptare eshte kishe greke (&quot;Janullatos eshte ne krye te saj&quot; thote Klosi, duke lene menjeane etiken e Klosit qe le mjaft per te desheruar) eshte nje menyre mostruoze per te sulmuar kishen orthodokse shqiptare. Shteti shqiptar, desheron apo jo ish shefi i sigurit shqiptar, e ka njohur figuren e Anastasios ne krye te kishes orthodokse shqiptare, dhe natyra e saj nuk varet nga nje person, statistikisht me pak se 0.1 % e sherbyesve klerike me shtetesi te huaj, nuk e bejne kishen orthodhokse &quot;greke&quot; sic etiketon fizikanti yne kuantik.&nbsp; Ashtu si te qenit e nje lojtari me origjine shqiptare ne ekipin e Zvicres nuk e ben ate ekip shqiptar.&nbsp; Doni te zgjidhni realisht problemin, jepini shtetesine Hiresise se tij Janullatos.&nbsp; Kisha orthodhokse ka normat e saj, te cilat u shkelen dhe u varrosen ne periudhen moniste, por pa mundur ti asgjesojne ato. Rilindja e kishes orthodokse ne Shqiperi&nbsp; perben nje mrekulli qe nuk honepset nga faktore jashte kesaj kishe, prandaj jane turrur ndaj figurave te saj te gjalla dhe te vdekura.</p>

Submitted by XY (not verified) on

<p>Tosi mund te kete mendimin e vet, por pavaresisht nga qendrimi, termi &quot;dikatatorial&quot; sikur nuk shkon per Kishen, qofte edhe ajo ortodokse shqiptare. Ndoshta ka dashur te thote &quot;despotike&quot; por kjo eshte dicka krejt tjeter dhe ordokset shqiptare nuk kane ndonje kompleks ne kete drejtim sepse Episkopit (Peshkopit) &nbsp;i referohen ndonjehere edhe si &quot;Dhespot&quot;. Dhe keshtu eshte ne te gjitha kishat tradicionale. Nuk e di se cili njeri me mend ne koke do te kerkonte qe Kisha te behej demokratike, ne kuptimin qe kane sot shqiptaret per demokracine, ku njerzit, ndonjehere ehde te shkolluar si Tosi, ja mbysin kot me kot pa mbajtur pergjegjesi per ato qe thone andej-ketej.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.