Vala zë shkollat e mesme private. Pritet që MAS të mbyllë 13 të tilla, mes tyre “Talenti” i Durrësit

E kanë rradhën shkollat private të arsimit të mesëm për të kaluar në sitën e ministrisë së Arsimit. Pas mbylljes së 18 institucioneve të arsimit të lartë privat, pritet të dalë raporti i MAS që parashikon mbyllejn e 13 të tillave, ndërkohë që shtrirja është pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Emrat e disa prej shkollave i jep GSH, sipas të cilës kolegji privat "Daka" në qytetin e Lushnjës është njëri prej tyre. Mësohet se ky kolegj pranonte nxënës në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar: Arsim parashkollor (kopsht), arsim 9-vjeçar dhe shkollë e mesme apo gjimnaz. Një tjetër shkollë e mesme private që do të mbyllet është "Vëllezërit Frashëri", në qytetin e Vlorës, e cila ka qenë objekt kontrolli i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit gjatë muajit janar të këtij viti. Por duket se nuk mund të mungonte edhe "Talenti", në qytetin e Durrësit, shkolla private që shkaktoi “sensacion” pasi asnjë nga maturantët e saj nuk arriti të kalojë provimin e maturës në matematikë.
a.k

Add new comment