Prishtinë, opozita deklaron se do thërrasë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për zgjedhjen e institucioneve të reja

Postuar në 01 Shtator, 2014 10:35

Opozita në Kosovë paralajmëron se do të mblidhet vetë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për krijimin e institucioneve të reja, thotë Zëri. Edhe pse nuk ka kushte specifike se kur mund të jetë një seancë e jashtëzakonshme, deputetët e Bllokut LDK-AAK-Nisma mund të thërrasin një seancë të tillë me qëllim që të implementohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kështu deklaroi Dren Doli nga grupi për studime juridike dhe politike, duke iu referuar paralajmërimit të Bllokut për thirrjen e seancës konstituive në rast se kryesuesja Brovina, nuk e bën një gjë të tillë pa marrëveshje mes liderëve. Nga ana e tij, nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti, ka thënë për Radio Kosovën se janë duke vazhduar konsultat për një gjë të tillë. Por opozita paralajmëron se do të mblidhet vetë për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për krijimin e institucioneve të reja.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.