Nexhmije Hoxha fjalos gjerë e gjatë në emisionin e Qafokut: Enveri, LANÇ-i, ilegaliteti sipas meje

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit komunist, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku, ku ka trajtuar kryesisht Luftën Nacional Çlirimtare dhe kjtimet e saj nga Instituti Femëror. E veja 94 vjeçare, thotë ndër të tjera se “sheh sot me një kënaqësi të veçantë zhvillimet e reja lidhur me vajzat shqiptare, me gratë shqiptare”. Ajo e përcakton veten si gjyshe e ngeshme, por nuk mungon të trajtojë tema nga angazhimi me rininë komuniste, njohja me Qemal Stafën e Vasil Shanton, ilegalitetin, mbretin Zog kundruall pushtimit fashist etj. “Braktisjen e tij e kam përjetuar si tradhëti mbi tradhëti. Nuk i falej një mbreti që të lërë vendin në atë gjëndje, që të sabotojë ushtrinë e tij, pasi ushtria ishte e papërgatitur, e vodhi thesarin. Është tradhëti që s’e lot topi. Për sa i përket eshtrave të tij, që u sollën në Shqipëri, kjo është fare normale mendoj, që eshtrat e çdo shqiptari që mbetet jashtë, të prehet në tokën anëtare. Por kjo mund të behet nga familja. Janë absurde dhe të pavend, organizimi skandaloz me homazhet në Pallatin e Brigadave, nuk e meriton. Ai ishte mbret, por tradhëtoi”, thotë Hoxha.
Më gjatë edhe në linkun: http://gazetadita.al/nexhmije-hoxha-flet-per-luften-dhe-thote-per-grate-e-sotme-si-gjyshe-e-ngeshme-i-shoh-me-kenaqesi-ne-tv-sa-jane-zhvilluar/
a.a
Comments
Kur i jepet platforme, dhe
<p>Kur i jepet platforme, dhe kur kujtesa e qytetareve eshte mpire, sidomos pas vitesh te shkaterrimit te vlerave, nje gjarper si Nexhmija tingellon me mire se nje ndyresire si Saliu, Nano, Islami, apo ato qe sot sundojne. Kjo eshte fatkeqesi, por fatkeqesisht, e tille ka qene rruga e Shqiperise ne 101 vitet e fundit.</p>
Add new comment