Deputetët e PD-së ngrenë zërin kundër bojkotit, Basha e Berisha mbeten vetëm

Nuk ka kaluar kaq kollaj vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në punimet e parlamentit dhe të jetës parlamentare. Edhe pse lideri i opozitës Lulzim Basha shpalli vendimin dhe arsyetimin e bojkotit, verdikti nuk u prit mirë nga disa deputetë brenda PD-së apo nga shumica e aleatëve. Pas dyerve të mbyllura, mësohet se deputetë si Mesila Doda, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu apo demokrati Igli Cara kanë qenë kundër një vendimi që do vendoste për mosprezencën e opozitës në parlament apo në komisionet e kuvendit. Pa llogaritur këtu aleatët e vegjël të PD-së që janë shprehur tërësisht kundër bojkotit, veç deputetëve demokratë që guxuan të ngrenë zërin, edhe shumë të tjerë janë kundër vazhdimit të mospranisë në luftën opozitare në Kuvend.
a.k
Add new comment