Çështja “Imami”, Ministria e Mbrojtjes kërkon rishqyrtimin e dosjes nga një prokuror tjetër

Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë një veprim të fundit në lidhje me çështjen “Imami”. Ajo I ka kërkuar Prokurorisë që po shqyrton kallëzimin penal dhe dosjen përkatëse për ish-ministrin e Mbrojtjes që materialin ta rishikojë një prokuror tjetër. Kjo u bë e ditur nga burime pranë Prokurorisë për “Respublica”. Kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes duket të jetë depozituar në fillim të muajit gusht, ndërkohë që një muaj më parë, pra në fillim të muajit korrik, u njoftua se ndaj Imamit me gjasë do të pushoheshin hetimet, pasi në procesin hetimor nuk janë konstatuar elementë të veprës penale për të. (http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/07/05/dosja-e-reklamave-arben-imami-drejt-pafajesise-nga-prokuroria-e-tiranes/). Kallëzimi ndaj tij u bë nga ministrja Mimi Kodheli dhe konsistonte në akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti”, si dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik”.
s.z
Add new comment