Daçiç reagon ndaj Thaçit: “Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshjen ndërkombëtare të paqes me Kosovën”

Postuar në 02 Shtator, 2014 04:31

  Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç për një të përditshme të Beogradit është shprehur se: “Serbia nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje ndërkombëtare të paqes me Kosovën”. Sipas “Radio Evropa e Lirë” mediat serbe përmendin deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor ka thënë se "Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e dytë të dialogut", i cili duhet të përfundojë me "marrëveshjen ndërkombëtare për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë". Në kundërpërgjigje të kësaj Daçiç për gazetën beogradase “Danas” është shprehur: “Thaçi këtu mendon për njohje të ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë. Por Serbia nuk do ta nënshkruajë këtë marrëveshje”

  L.V

 

http://www.evropaelire.org/content/news/26562388.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.