M.Doda nuk duron dot që Nexhmija flet kaq serbes dhe do sërish komision. “Të hetohet veprimtaria e diktatorit”

Aq shumë është irrituar deputetja demokrate Mesila Doda, nga intervista e djeshme e Nexhmije Hoxhës te emisioni I Roland Qafokut, saqë e ka ndjerë të domosdoshme që të bëhet diçka. Duke shkruar ne fb, Doda thotë se Nexhmija po e shet veten si një heroinë të luftës dhe po hiqet si viktimë e demokracisë.
Doda shprehet se duhet ngritur një komision parlamentar për veprimtarinë e Enver Hoxhës, dhe “monstrave” të tjerë. “E paimagjinueshme….vejusha e zezë vazhdon të flasë si heroinë e popullit dhe e luftës dhe ankohet për gjithë padrejtësitë qe i ka bërë demokracia. Asnjë fjalë për ato qindra mijëra viktima të rregjimit komunist, asnjë kërkesë faljeje a përunjësi për ato qindra gra viktima të mizorisë së saj dhe të shoqit…Është jetike, e detyrueshme një komision parlamentar për veprimtarinë e diktatorit Enver Hoxha dhe gjithë këtyre monstrave që ende si ka hyrë gjëmb në këmbë, por morën paratë e burgut dhe sot ndjehen të kënaqur e të përfaqësuar politikisht…Demokracia duhet të jetë në veprim aktiv..”, shkruan deputetja.
Doda ka qenë nismëtare katër vjet më parë edhe për krijimin e një komisioni hetimor për masakrën e Tivarit, por më shumë hetime u bënë në dossier të shtypit të shkruar, sesa nga komisioni.
a.k
Comments
Shko ne paralamet pastaj
<p>Shko ne paralamet pastaj kerko nga paralameni! </p>
Ju jeni te fantaksur fare. Po
<p>Ju jeni te fantaksur fare. Po cfare bete tete vjet kur ishit ne pushtet? Nuk permendet as diktator as dosje. Nje te rene nga kali kujtoheni....</p>
Add new comment