Rama paralajmëron vizitën e Merkel në Tiranë dhe flet për rolin e Shqipërisë për të nxitur bashkëpunim në rajon

Për kryeministrin e Shqipërisë konferenca për Ballkanin mbajtur në Berlin ishte një sinjal se Gjermania do të ofrojë mbështetje konkrete për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.
“Duhet një mbështetje politike, ekonomike, financiare që ndërkohë që bëjmë detyrat e vështira individualisht, Ballkani të fillojë të lidhet me projekte të mëdha të infrastrukturës, të rrjeteve energjitike, të transportit, të arsimit profesional, të sipërmarrjeve, të sipërmarrjes private dhe kështu me radhë”, tha Rama në një intervistë për Top Channel.
Kryeministri thotë se kancelarja gjermane do të vizitojë Tiranën shumë shpejt, ndërsa vizitën e tij në Beograd e cilëson pjesë të roli që Shqipëria ka marrë në rajon.
“Më lejoni të konfirmoj që Kancelarja do të vizitojë Shqipërinë me shumë kënaqësi, ndërkohë që vizita e Beogradit është pjesë e këtij procesi. Ne kemi marrë një përgjegjësi të posaçme si Shqipëri dhe ne duam të jemi në lartësinë e kësaj përgjegjësie duke luajtur një rol nxitës dhe koordinues me vendet e tjera për të qenë në gjendje që rajonin ta transformojmë në perceptimin e europianëve të bashkuar, sepse ne jemi europianët e pabashkuar, nga një pellg problemesh në një oaz mundësish dhe këtë do ta bëjmë së bashku”, u shpreh Rama.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=283445
S.S
Add new comment