Sekrete dhe spekullime në periudhën e komunizmit; një rast i sjellë nga studiuesja Albana Rexhepaj

Postuar në 30 Gusht, 2014 06:44

“Mapo” boton sot një përmbledhje të studiueses Albana Rexhepaj, prezantuar në Seminarin XXXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që u mbajt në Prishtinë javën e shkuar.  Në workshop-in me tematikë: “Shqiptarët në komunizëm”, Rexhepaj shkruan për “Sekretet në komunizëm” dhe për këtë Rexhepaj u referohet edhe dy ngjarjeve, thuajse të njëkohshme: vdekjes në vitin 1972 të 27 foshnjave në maternitetin e Tiranës dhe infarktit të Enver Hoxhës, po atë vit. Të dyja ngjarje që u mbajtën sekret dhe që për këtë arsye nxitën thashetheme në kryeqytet. “Analiza ime e merr fillesën e saj në këtë ngjarje dhe me ndihmën e saj synon të hedhë dritë mbi arsyet se përse një ngjarje e përmasave të tilla u mbajt sekret”, është shprehur Rexhepaj. Cili ishte spekulimi që nxiti mbajtja sekret e këtyre ngjarjeve. Ja sesi e përcjell “Mapo” këtë analizë të studiueses: “Të dyja ngjarjet u mbajtën sekret, dhe aty ku ka sekrete ka edhe spekulime. Ndoshta ishin vetë prindërit e foshnjave të vdekura ata që të parët bënë lidhjen mes të dy ngjarjeve dhe shumë filluan të besonin se bebet u vranë, në mënyrë që diktatori të merrte gjakun e tyre”. Më tej diçka edhe nga zbulimi i këtij fakti, që riprodhon spekullime, pikërisht për shkak të mbajtjes sekret: “Historia e ’72-it mbeti në fakt e varrosur ashtu si fëmijët në varret e Sharrës, derikur Rexhepaj e zbuloi atë po prej atje, rastësisht në fund të viteve ‘80. “Pas një funerali, rruga nëpër varreza na çoi përpara një parcele të braktisur, që nuk mund të të linte indiferent. “Këto janë varret e bebeve të maternitetit, mbi 60 bebe, mbase 100 vdiqën atëherë. U tha, nga një sëmundje, por ca thanë që i vranë”, më tha ime më gati duke pëshpëritur, edhe pse ishim vetëm, dhe duke shtuar, që ajo vetë nuk i besonte kësaj”, – rrëfen Rexhepaj. Ajo thotë se në fakt nuk e ka verifikuar dot nëse varret në Sharrë i përkasin pikërisht këtij rasti, ndërsa shton se drejt studimit e ka shtyrë kurioziteti për të mësuar se çfarë kishte ndodhur vërtet dhe njëkohësisht “për të kuptuar sistemin ku u linda dhe u rrita, ku u hodhën themelet e mia si individ dhe jo më së paku për të kuptuar veten time dhe atë të njeriut shqiptar e se si funksiononim në komunizëm”, shkruan “Mapo”.

http://mapo.al/2014/08/dosje-sekretet-e-komunizmit-vdekja-e-bebeve-1972/

Comments

Submitted by selfmaderadio (not verified) on

po kete studimin me ca e ka bere kjo , me thashethemet e se jemes rruges per ne varreza?

c'a studjon kjo studjuesja, ben ta dime?

ka qe i pelqejne keta lloj lajmesh, edhe ata duhen, edhe ata blejne gazete, ok

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Nuk di te sherohet infarkti duke marre gjak, dhe pot i duhej gjak Enverit ia gjenin ndryshe, e conin ne France per nje dhimbje koke, lere me pastaj. Ndonese zagaret qe luanin rolin e doktorit dhe sot jabe bere politikane nuk e kishin problem ti vrisnin 27 foshnja, boll qe ti ferkonte koken Enveri si atyre qenve te bindur.

Megjithate mire eshte qe dikush nuk ka harruar, harresa eshte semundja me e keqe kronike e shqiptareve.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po c'jane keto budallalleqe. Histori me gogola mund te shpike kushdo. Pyesni mjeket qe kane punuar ne ate maternitet ne ate kohe. E verteta eshte per nje epidemi qe u ra foshnjave vetem ne matenitetin e Tiranes. Per kete ai kaloi ne karantine. U boshatis dhe u dezinfekua teresisht. Grate shtatezane u derguan per te lindur ne Durres. Shikoni qe shume Tiranas e kane vendlindjen ne Durres, pikerisht me 1972. Ajo ishte nje epidemi e shkaktuar nga BAKTERI I STAFILOKOKUT. Analizat mund te behen dhe sot dhe atehere mund te quhet studim. Por kjo gjoja studjuese, nuk ka deshire ti identifikoje varret e foshnjave dhe te beje zhvarrime dhe analiza sepse duhet te varroset vete me pas.

Diktatori po te kishte nevoje per gjak, i gjithe populli shqiptar rreshtohej dhe dhuronte gjithe zemren. Nuk kishte pse e bente me 30 foshnja . Dhe vetem ne nje maternitet ku binte shume ne sy. Mund ta bente ne 30 maternitete nga nje foshnje. Prandaj lereni keto cmendurira te nje te pamendte.

Submitted by Self made (not verified) on

Si mund te futet nje profane te mbaj ligjerate ne nje Seminar kur nuk ka asnje kredencial si studiuese ne kete fushe? Si behet historia me thashetheme? Nese nena e kesaj "studiueses" e dinte atehere nuk ka qene sekret. Mire universitetet qe jane mbushur me lloj lloj spekulatoresh me diploma fallco por te bjere dhe Perpjekja, qe mbahet si tempull i dijes, ne kete nivel eshte vertete nje fatkeqsi. Dhe te imagjinosh qe kete # te studiueseve te rinj e ka organizuar po kjo zonje. Sa keq kur disa shtyhen jo nga deshira por nga cmira "shihemeni edhe mua"!

Submitted by Gj (not verified) on

Self ishte nje konference per folklorin. Ndaj ndoshta kumtesa ka qene per legjendat qe sollen keto vdekje.

Submitted by Ela (not verified) on

Une nuk do vija doren mbi zjarr por ne kemi nje shprehje te urte popullore " ku ka ze s'eshte pa gje. Nuk do doja ta besoja nje gje c'njerezore si kjo. Por ne te njejten Kohe mendoj gjithe gjerat c'njerezore qe u jane bere shqipetareve neper vite che atehere them qe mund te kete qene arme e vertet. Dhe nese Eshte e vertet zoti i mallkofte te gjeja me e shtrenjte qe keta perbindesha mund te ken.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.