Erion Braçe: "Fullani ka gënjyer për vite me radhë edhe Kuvendin"

Erion Braçe ka reaguar sërish për guvernatorin Ardian Fullani, duke thënë se ai ka gënjyer në Kuvend. Reagimin e tij Braçe e ka bërë në rrejtin social “Facebook”. Duke u mbështetur në dokumentet që vetë guvernatori Fullani ka dorëzuar në Kuvend.
Sipas këtyre dokumenteve, Fullani ka raportuar për deputetët se inventarizimi i parave të BSH është bërë sipas standardeve të Bankës Qendrore Evropiane.
Pikërisht kur arrestimi i 7 anëtarëve të Komisionit të Inventarizimin u krye një ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të parave, për deputetin Braçe gënjeshtra dhe përgjegjësia në këtë rast është e guvernatorit.
Braçe shkon dhe më tej ku thotë se paçka insistimit të tij duke pyetur guvernatorin, se si është e mundur të bëhet bilanci pa kryer inventar fizik, ai i është përgjigjur se kjo është praktika evropiane e inventarizimit për shkak të volumit te madh. E gjitha kjo sipas Braçes rezultoi gënjeshtër dhe ky është një tjetër faj i rëndë i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. S.S
Add new comment