Agresioni rus në Ukrainë, shqetesim për BE-në

Postuar në 30 Gusht, 2014 07:39

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u shprehën të shqetësuar për agresionin rus ndaj Ukrainës, ndërsa liderët e bllokut po përgatiten që të diskutojnë mbi sanksione të reja ndaj Moskës. Shefja e politikës së Jashtme të BE Catherine Ashtoni  bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga Ukraina, Rusia vazhdon të mohojë se ushtria e saj po mbështet rebelët, por Ashton tha se ka shqetësim të thellë për agresionin e drejpërdrejtë të forcave ruse. Ajo gjithashtu i kërkoi Moskës zyrtare që të mos dërgojë armë, pajisje dhe personel ushtarak në Ukrainë. Nga Brukseli presidenti i Komisionit Evropiajn Hose Manuel Barroso paralajmëroi Rusinë se Bashimi Evropian është i gatshëm të mbrojë parimet e tij dhe bëri thirrje për një zgjidhje politike, para se kriza në Ukrainë të kalojë në pikën e moskthimit. Barroso i bëri këto komente pas takimit me presidentin ukrainas Petro Poroshenko, i cili do të marrë pjesë  në samitin e liderëve evropianë. Poroshenko tha se Ukraina është viktimë e agresionit dhe terrorit ushtarak ku janë përfshirë qindra tanke dhe mijëra trupa të huaja. Ndërkohë në Ukrainë shumë trupa ushtarake janë rrethuar nga rebelët në rajonin e Donetskut. Mësohet se separatistët pro rusë u kënë bërë ultimatum atyre që të dorëzohen.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.