SHKB arreston dy policë rrugorë, merrnin para nën dorë duke shmangur gjobat ndaj shoferëve

Arrestohen dy punonjës të policisë rrugore. Shtetasi Artan Hasanaj dhe Avdulla Dafku, akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.
Dy policët janë arrestuar pas një kallëzimi të bërë nga emigrant që jetonte në Itali. Dy policës kanë qenë në patrullim në aksin Durrës-Kavajë dhe në këmbim të mosvënies së gjobës, ata i kanë marrë shoferit A.V një sasi parash.
Shoferi A.V ka bërë denoncim me një SMS dhe kaq ka mjaftuar për të vënë në lëvizje strukturat e SHKB-së.
Nga hetimet e kryera pas marrjes së denoncimit, SHKB duke përdorur metoda speciale bëri dokumentimin ligjor të disa rasteve të veprimeve korruptive të punonjësve të Policisë, Hasanaj dhe Dafku, ndaj shtetasve të ndryshëm. S.S
Add new comment