Britania e Madhe: Sulmet e mundshme nga ISIS, rreziku më serioz për vendin

Britania e konsideron sulmin e mundshëm nga grupi ekstremist Shteti Islamik si rrezikun më serioz që i kanoset aktualisht. Alarmin për kërcënimin e sulmeve terroriste nga grupi ekstrem ist Shteti Islamik e ka dhën kryeministri Britank David Cameron në një konferencë për shtyp në Dauning Street. Tashmë niveli i alarmit për Britaninë konsiderohet i rëndë, që do të thotë se është vetëm një shkallë më poshtë se niveli maksimal, që është niveli kritik. Vendimi për të rritur nivelin e alarmit për kërcëimin e sigurisë në Mbretërrinë e Bashkuar është marrë nga Joint Terrorism Analysis Centër, mbi bazën e informacioneve të shërbimeve inteligjente. Cameron tha se sipas shërbimit informativ në londër rreth 500 xhihadistë britanikë kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe Irak. Kryeministri britanik tha se qeveria ka marrë masa për të evituar që këta ekstremistë të kthehen në vend për të kryer ndonjë krim të mundshëm. Sipas tij pritet që shumë shpejt të prezantohet një ligj i ri për të lehtësuar procedurën e konfiskimit të pasaportave për xhihadistët që shkojnë nga Britania e Madhe të luftojnë në lindje. Kjo sipas tij do të jetë një prej shumë masave që do të prezantohen javën e ardhshme në Parlament për të ndaluar fenomenin e rrezikshëm të të rinjve që vendosin të bashkohen me ISIS në Siri dhe Irak. Lideri britanik tha se konflkti në Siri e Irak nuk mund të injorohet pasi përfaqëson një kërcënim serioz për vendin. Ndërsa ministrja e brendshme britanike Thereza May tha më herë në një deklaratë se një sulm terrorist është i mundshmëm, por nuk ka sinjale nga shërbimet informative që sugjerojnë se është i pashmangshëm.
Add new comment