Pendohet vrasësi i John Lenon, Mark Chapman: “Kam qenë një idiot. Më vjen keq që zgjodha lavdinë e gabuar”

Mark David Chapman, 59 vjeçari që në vitin 1980 qëlloi për vdekje John Lenon, thotë se është penduar. Ai ka kërkuar lirinë me kusht për të tetën herë, kërkesë e cila është refuzuar nga komisioni përkatës, e që me këtë rast ka bërë të njohur edhe deklaratën e Chapman. “Në atë kohë nuk mendoja veçse për veten time. Më vjen keq që kam shkaktuar kaq shumë dhimbje. Më vjen keq që kam qenë kaq idiot dhe që zgjodha lavdinë e gabuar”, ka thënë Chapman, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e shtetit të New Yorkut.
http://www.ansa.it/sito/notizie/cultura/2014/08/28/john-lennon-si-pente-...
s.z
Add new comment