Varri i vjetër i Amphipolisit,të dhënat sugjerojnë që ai të jetë “vizituar” edhe më herët

Postuar në 26 Gusht, 2014 16:55

Ka zgjuar diskutime dhe kërshëri shumë të madhe varri i zbuluar në Amphilopolis në Greqi. Spekullimet shkojnë nga eventualiteti se aty është varrosur Aleksandri i Madh deri te mundësia që aty të jetë vendosur Roksana, ose një figurë shumë e njohur maqedonase e kohës së Aleksandrit të Madh. Nga ana tjetër, pritmëria mund të zbehet nëse ajo që thotë historiani grek Sarantis Kargakos, do të verifikohet. Sipas tij, duke patur parasysh një çarja të madhe pas hyrjes kryesore për te varri, sugjeron se varri ka patur “vizitorë” më të hershëm që mund ta kenë plaçkitur atë. Mundësitë janë që ai të jetë depërtuar gjatë Luftës së Parë, ose nga bullgarët, ose nga francezët. Gjithësesi do të duhet pritur deri në fund të muajit shtator për të marrë përgjigje të saktë, ndërkohë që edhe kështu varri ka rëndësi shumë të madhe, qoftë edhe për përmasën e vet monumentale.

http://greece.greekreporter.com/2014/08/26/historian-claims-the-louvre-m...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.