Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Braçe: “Kërkuam nga BSH-ja listën e punonjësve. Nuk na u dha. BSH-ja duhet të përgjigjet në komision”

Postuar në 28 Gusht, 2014 06:12

Një ditë pasi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, doli në konferencë për shtyp, kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe ka reaguar, duke përsëritur se BSH-ja i ka mohuar Kuvendit informacionin. “Banka e Shqipërisë duhet të përgjigjet para komisionit të Ekonomisë. Ligji nuk parashikon asnjë kufizim për informacionin që duhet të japë ky institucion. Pra, ka një problem shumë të madh në raport me informimin e Kuvendit. Gjithashtu, dua të bëj me dije se informacioni që mungon është ai që ka të bëjë me listën e punonjësve të BSH-së shoqëruar me funksionet e tyre. Banka po i mohon informacionin Kuvendit”, tha ndër të tjera Braçe. Një ditë më parë Fullani ftoi Braçen të shkonte në zyrën e tij dhe të merrte informacion, duke nënvizuar se që nga zbulimi i skandalit, BSH-ja ka bashkëpunuar “kryesisht me organet e hetimit”. Për pasojë, kjo e Braçes sot, është një replikë, përveçse zbardh një kërkesë specifike, siç është ajo për listën e punonjësve të BSH-së.

http://www.ata.gov.al/brace-banka-e-shqiperise-i-mohon-informacionin-kuv...

s.z 

Comments

Submitted by Ndoni (not verified) on

<p>Nje gje nuk po kuptoj: Kur e mblodhi Bracja komisionin e ekonmise dhe i beri ato kerkesa qe thot per BSH, apo mjafton ta quaj ai te arsyeshme dhe e ka quajtur te arsyeshme komisioni dhe i gjithe kuvendi!? Mendoj se deklaratave te tilla nuk i bejne nder PS, as maxhorances. Kerkesa duhet te jete zyrtare nga Kuvendi, apo qeveria qe te kete fuqi mbi BSH. Individi, deputet ne cdo funksin qe te jete, mund t&#39;i teket te kerkoj edhe informacione qe jane te klasifkuara &quot;teper sekrte&quot;, dhe ne kete rast Banka s&#39;ka pse ti jape pergjigje tak- fap. Pse nuk flet nje here Bracia se cili ka qene e si duhette jete roli i bankes ne ekonomi, sepse duket sikur e gjithe veprimateria e bankes na qenka thesari? Jane hedhur ne treg 7 milion dollare me tepere, cfare ndikimi ka pasur kjo ne ekonomi. A eshte ne gjendje te na thote Bracja kete, qe ta kuptojme te gjithe demen e jashtezokonshem qe na qenka bere? Bracja tregon miopi ekonomike me keto perseritje te kerkesave dhe mandje edhe kercenimeve. Po prit ore se ja erdhi shtatori dhe cdo gje te zyrtarizohet me rifillimin e Kuvendit nga puna.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.