Në Serbi njoftohet për kërcënime nga Brigada Ballkanike e ISIS ndaj ambasadës në Damask . Gazeta”VN” thekson se “koka është nga Kosova”

Postuar në 28 Gusht, 2014 05:32

“Koha Ditore” njofton sot për trajtimin mediatik që po i bëhet në Serbi çështjes së radikalizmit islamik dhe kërcënimeve potenciale nga ky në hapësirën ballkanike. “KD” i referohet një shkrimi të gazetës serbe “Veçernje Novosti”,  e cila flet për ekzistencën e një planifikimi nga ana e ISIS për të kryer aksione terroriste edhe në Serbi, madje planifikojnë edhe “gjunjëzimin e kësaj të fundit”. Në vetë të parë për këtë çështje flasin dy analistë të çështjeve të sigurisë dhe sipas informacioneve të mbërrituar pranë autoriteteve serbe, linjën kryesore të  goditjes e organizon ajo që njihet si “Brigada Ballkanike”.  Sipas “VN” kjo brigadë ka dërguar një letër në ambasadën serbe në Damask, ku përcillen kërcënime me vdekje. “Kërcënimet sipas disa burimeve vijnë nga dega e ISIL, që quhet Brigada Ballkanike, në të cilën luftojnë xhihdaistë nga Serbia. Udhëheqësi i kësaj dege është nga Kosova, kurse zëvendësi i tij është nga Serbia Qendrore. Janë të njohur për brutalitetin çnjerëzor, rrjepin njerëz të gjallë. Njihen për egërsi, sa edhe xhihdaistët çeçenë e kanë parë të udhës të reagojnë dhe të kërkojnë sjellje më pak të egra”, citohet analisti Millovan Drecunin. Më tej “KD” bën komentin e vet, duke parë te alarmi i ardhur nga Serbia, më shumë një përpjekje për instrumentalizim me sfond nacionalist, që “kujton kohët e propagandës demonizuese nacionaliste e antishqiptare të këtij vendi në prag e gjatë luftës jo më pak çnjerëzore të Serbisë në Kosovë”.  Thënë ndryshe Serbia po përpiqet që të përfitojë nga përfshirja e xhihdistëve shqiptarë, duke vënë në punë, ndonëse në një kënd tjetër, të njëjtat akuza për egërsi, ekstremizëm të shqiptarëve. Madje duke i shtuar këtu edhe potencialin destabilizues të rajonit, meqenëse tashmë edhe koka e Brigadës Ballkanike është shqiptar.

http://koha.net/?id=22&l=23323

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.