Del nga burgu pas 22 vjetësh, Jhon Jairo Velasquez, autor i qindra vrasjeve të kryera me urdhër të Pablo Escobar. Tashmë punon si informator i qeverisë

Postuar në 28 Gusht, 2014 06:02

Jhon Jairo Velasquez, i njohur me nofkën “Popeye”, killeri kryesor i Pablo Ecobar, ka dalë nga burgu pas 22 vjetësh. Ai e ka kryer dënimin në burgun e Combitas dhe u lëshua pas kryerjes së 3/5 të dënimit për shkak të “sjelljes së mirë dhe të studimit”. Velasquez njihet si shefi i njësisë eliminuese të Pablo Escobar dhe është figura qendrore e likujdimeve dhe atentateve të urdhëruara nga narkotrafikanti i njohur në vitet ’80.  Vetë 52 vjeçari ka pranuar të ketë vrarë qindra njerëz dhe është përfshirë indirekt në vrasjen e mijërave të tjerëve në kuadër të luftës që Escobar bënte ato kohë. Ai është përfshirë në vrasjen në vitin 1989 të kandidatit për president Luis Carlos Galan, por edhe në vendosjen e bombës në vitin 1990 në fluturimin e linjës Avianca, nga shpërthimi i së cilës vdiqën 107 persona. Po kështu Velasquez është autori i rrëmbimit të Andres Pastranas, që u bë më vonë President, por edhe të Francisco Santos, më vonë zv. President. Ai punon tanimë si informator për qeverinë.

http://www.theguardian.com/world/2014/aug/27/jhon-jairo-velasquez-hitman...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.