“Ne aleatëve, nuk kemi çfarë t’u fshehim”

Në fillim ishte fjala e deputetit Aldo Bumçi. Ky i fundit bëri një deklaratë të papritur kur në media qarkulloi lajmi se NSA-ja amerikane ka përgjuar edhe Shqipërinë. Bumçi tha pak a shumë se nuk ka asgjë të keqe që SHBA-të përgjojnë Shqipërinë, pasi ky vend përherë ka mbrojtur interesat e shqiptarëve. E vërtetë është kjo. Sërish, seç ka diçka të pasjellshme kur të përgjojnë, por kjo ndjesi ndoshta nuk e përfshin njeriun kur merret me politikë, ose kur i thonë që “je në politikë”. Mirëpo kur doli lajmi tjetër se edhe Gjermania ka përgjuar Shqipërinë, kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi po të njëjtën gjë, madje mund të thuhet se kopjoi deklaratën e Aldo Bumçit dhe e lëshoi në media qetësisht. Pra se Gjermania është mikja jonë dhe ne nuk kemi pse të druhemi apo të shqetësohemi nga këto përgjime. Sot, isopolifonia filopërgjuese ka vijuar me ish-shefin e Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, i cili edhe ai ka këtë mendim. “Përsa kohë që siguria kombëtare nuk cenohet nuk kemi pse shqetësohemi”, tha Klosi në një prononcim për “VizionPlus”. Madje sipas tij, Shqipëria nuk ka pse të mbajë sekrete nga aleatët. Të tre personat e cituar më sipër, janë persona të rëndësishëm dhe dinë më tepër se të tjerët. Ndoshta edhe kjo është arsyeja që qytetarët besojnë se “këta dinë se çfarë bëjnë”. Plus është fakt tashmë se normalja, si koncept, ndryshon nga vendi në vend. Pyetja që lind nga ky lloj qëndrimi, i paprecedent natyrisht, është se nëse ne nuk u fshehim asgjë aelatëve, pse ata na përgjojnë? Pse duhet që qytetarët shqiptarë të paguajnë për njerëz që thjesht dëshmojnë se siguria jonë kombëtare varet nga përgjimi i të tjerëve, kur shumë mirë të gjitha mund t’ua japim vetë? Për të mos shtuar këtu se Shqipëria nuk dihet mirë sesa partnerë strategjikë ka, pasi katër janë deklaruar vetëm këtë vit. Natyrisht çështja është komplekse pavarësisht thjeshtimit, por është thuajse e sigurtë se më komplekse se çështja e përgjimeve, është përgjigja që japin zyrtarët shqiptarë. Të paktën aleatët të kishin përgjuar Bankën e Shqipërisë, edhe pse ndoshta nuk do kishin ku të raportonin.
http://vizionplus.al/pergjimet-shtojne-sigurine/
s.z
Comments
Nuk kemi çfare u fshehim

Nuk kemi çfare u fshehim aleateve tane, perveç hajnive, ndonje vrasje me pagese, ndonje tenderi dhene çunave te tezes, halles, dajes, xhajes, ndonje kompanie shteterore te zhveshur nga te gjitha pasurite e te shitur per pese leke. Nuk kemi pse ua fshehim sa kohe qe te gjitha keto me siper nuk bejne qe keta aleate te humbasin durimin e te nxisin nje kryengritje popullore qe te na shpjere gjithe sa jemi ne te s'emes.

CFARE KONTRASTI! Dje babai

CFARE KONTRASTI!

Dje babai ketij Qemal Klosi ju serviloste jugosllaveve e sot i biri gjermaneve. Ptu rrace e poshter spiounesh e servilash.

Kjo po qe eshte e rende. Kur

Kjo po qe eshte e rende.

Kur vete ish kryetari i sherbimeve te fshehta shqiptare deklaron se nuk na vjen asgje e keqe nga pergjimet e huaja do te thote qe sherbimet tona mund te sherbejne ne çdo kohe amerikaneve gjermaneve, kinezeve pse jo Iranit apo Korese pasi asgje e keqe nuk rezulton te na vije nga keto vende siç duket ne horizont.

Add new comment