Emisioni që zgjidh probleme, shkakton probleme me banorët e një pallati në bllok, thotë Tema

Pretendon të zgjidhë hallet e të tjerëve, por vetë emisioni “Shihemi në gjyq” i TV Klan u ka shkaktuar probleme banorëve të një pallati në zemër të Bllokut afër restorant Era, thotë gazeta Tema. Në fakt është redaksia e këtij emisioni, e cila ka një apartament në këtë pallat, që ka bërë shtesa pa leje dhe ka bllokuar gjithë fasadën e pallatit duke bërë të papërdorshme apartamentet e tyre. Banorët janë ankuar tek Policia Ndërtimore, të cilët premtuan se do të ndërhynin, “por një telefonatë e Sandrit i ka kthyer përëri mbrapsht. Banorët e pallatit, në përpjekje për ta zgjidhur paqësisht problemin, kërkuan të ballafaqohen me zonjën në emisionin që ajo drejton, por Sandri telefonoi sërish policinë dhe ajo iu vu në dispozicion”, thotë Tema.
a.k
Add new comment