Zbulohet një emër si përgjegjës për ekzekutimin e James Foley. Bëhet fjalë për repistin 23-vjeçar Abdel-Majed Abdel Bary, por ende asgjë zyrtare

Postuar në 25 Gusht, 2014 09:36

Disa media kanë nisur të hedhin në qarkullim emrin e personit që mund të jetë përgjegjëspër ekzekutimin e gazetarit amerikan James Foley. Duhet thënë se në SHBA nuk po mungojnë së fundmi edhe supozimet se ekzekutimi nuk është i vërtetë, por gjithësesi emri që ka dalë në sipërfaqe është ai i një 23 vjeçari të qaujtur Abdel-Majed Abdel Bary, i cili ka patur një sukses realtiv edhe si repist në Londër. Personi në fjalë, nëse rezulton se është vërtet ai që ka ekzekutuar Foleyn, nuk është i panjohur për shërbimet sekrete perëndimore, pasi siç njoftohet i ati i tij, Adel Abdul Bary, u ekstradua nga Britania në SHBA në vitin 2012 si njeri i afërt me Osama Bin Laden. Nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht, por lidhja e të atit të tij me Bin Laden, mund të shpjegojë edhe identifikimin kaq të shpejtë të personit, që duhet theksuar të njiohet si i tillë, pas një konfirmimi zyrtar.

http://www.inquisitr.com/1429387/abdel-majed-abdel-bary-london-rapper-id...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.