Përgjimi ndaj Shqipërisë, Merkel: Për sigurinë tonë mbledhim çdo informacion. Çështja e SHBA-së ka kontekst tjetër

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk duket të ketë patur ndonjë ngërç kur ka shpjeguar çështjen e përgjimit gjerman ndaj Shqipërisë dhe Turqisë, vs. përgjimit amerikan ndaj vetë gjermanëve dhe ndaj saj. Merkel ka dhënë një intervistë për televizionin publik, ARD, ku është pyetur edhe për çështjen e përgjimit të Shqipërisë dhe Turqisë. Gazetari i ka cituar një thënie të saj, se miqtë nuk duhen përgjuar.
Por Merkel thotë se ajo shprehje është thënë në një kontekst tjetër, ndërkohë që shton se shërbimi i inteligjencës gjermane është udhëzuar që të mbledhë informacione në shërbim të sigurisë.
“E para, duhet të kuptoni që nuk jap detaje nga puna e BND (shërbimi sekret). Së dyti, shprehja “nuk duhet të ketë spiunazh mes miqsh” është thënë në kontekstin e aktiviteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky kontekst është i rëndësishëm. Në fund, BND-së i është kërkuar që të sigurojë nga jashtë të gjithë informacionin e nevojshëm për sigurinë tonë. Dhe nga brenda, llogaridhënia i përket Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës”, ka thënë Merkel. E cila ka shtuar se duke pasur parasysh kërcënimet në rritje, puna e shërbimeve të inteligjencës do vijojë të forcohet.
a.k
Comments
Askerkush nuk eshte imun ndaj
<p>Askerkush nuk eshte imun ndaj perdorimit te "dy standarteve". Kjo gjermonja, thote qe per sigurine e Gjermanise eshte e justifikueshme mbledhja e cdo informacioni, ama kur SHBA mbledh informacion per sigurine e vet kesaj zonjes nuk i pelqen, me nje fjale beni si them une, po mos beni si bej une. Se ku e kam degjuar kete thenie....</p>
Add new comment