G.Oketa lëvdon përgjysmë qeverinë Rama. Për BSH, Fullani nuk ka faj, përgjegjësinë e ka bordi

Gazmend Oketa, numri 2 i FRD-së së Bamir Topit, ka dhënë një intervistë “panoramike” për G.Shqiptare, ku ka trajtuar aktualitetin politik dhe çështje të partisë së tij. Sipas Oketës, FRD do të riorgan zohet për zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe do të respektojë vendimin e strukturave të saj për koalicionet zgjedhore. Qëndrimi ndaj PD-së është ai i nënvizuar nga Topi, se PD-ja është peng i interesave personale të disa individëve. Ndërkohë që Oketa ruan një distancë sigurie nga PS, duke thënë se përshëndet disa nisma të qeverisë "Rama", ashtu siç kritikon ngadalësimin e disa reformave. Gazmend Oketa ka një përgjigje dhe për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, për të cilin e quan të pa vlerë dorëheqjen e Fullanit, pasi fajin e ka Këshilli Mbikqyrës. Oketa gjithashtu mendon se krahasimi I skandalit të Sarandës me rastin "Pango" çalon.
a.k
Add new comment