Turqit e Limak-ut s’duan t’ja dinë për kodin e punës, punonjësit e HEC-it në protestë

Postuar në 25 Gusht, 2014 08:55

Një tjetër kompani turke ka përplasje me punonjësit e saj shqiptarë. Fjala është për Limak, ndërtuesen e HEC-it të Banjës, e cila nuk është dakord të respektojë kodin shqiptar të punës. Punonjësit janë hedhur në protestë, por Limak I kërcënon me pushim nga puna nëse nuk kthehen brenda tre ditësh. Kreu i konfederatës së sindikatave, Kolë Nikolla, pas takimit pa asnjë rezultat që pati me administratorin e kompanise turke  u bëri thirrje ministrive të linjës të fillojnë ndërmjetësimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Që nga sot, në përputhje me ligjin, ne do të kontaktojmë Ministrinë e Mirëqënies Sociale, që nesër do të mbledhë në zyrën e punës në Elbasan komitetin e ndërmjetësimit, që detyron punëdhënësin të realizojë kontratën kolektive dhe marrëdhëniet me sindikatën. Por kompania duket se ka mangësi ligjore dhe kjo nuk është faji i punëtorëve”, deklaroi Kolë Nikolla.

Neni 197/2, pika 3 e Kodit Shqiptar të Punës parashikon që punëdhënësi ndalohet që gjatë zhvillimit të grevës të zëvendësojë në punë grevistët me persona të tjerë, të cilët në kohën e shpalljes së grevës nuk kanë qenë punonjës të tij, si dhe nuk lejohet të marrë punonjës të rinj pas kësaj date, çka do të thotë që “Limak” po ushtron presion ndaj punonjësve.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.