"Barbaria urbane e kryer nga dhënia e lejeve të ndërtimit", Rama: "Është koha që ky kapitull të mbyllet me forcë"

Postuar në 22 Gusht, 2014 04:44

Kryeministri, Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit ka bërë të ditur se, “do të pezullohet dhënia e lejeve nga të gjitha autoritetet vendore, deri në paszgjedhjet e vitit 2015”.

Rama foli për një “barbari urbane të kryer nga dhënia e lejeve të ndërtimit e njësive vendore”, duke shtuar se ka ardhur koha që ky kapitull të mbyllet me forcë.
“Ne marrim përsipër si Këshill Kombëtar i Territorit, që në radhë të parë të fillojmë procedurat për rishikimin e planifikimit të territorit, me qëllim harominizimin e tyre në funksion të ndarjes së re territoriale, në funksion të krijimit të një kulture dhe përmbajtje ligjore, në funksionimin e autoriteteve për të autorizuar leje ndërtimi”, tha kryeministri.

“Kemi raste flagrante, vjedhjesh, të qindra lejeve që kanë sjellë plagë të panumërta. Për të kuptuar që pjesa më e madhe e lëshimit ka ardhur në periudhën e para dhe paszgjedhore. Do të pezullohet dhënia e lejeve nga të gjitha autoritetet vendore, deri në paszgjedhjet e vitit 2015. Sigurisht që ne nuk jemi këtu për të marrë vendim të njëanshëm për rrënim të mëtejshëm."

​Në këtë kuadër, kryeministri u shpreh se pezullimi nuk do të zbatohet për lejet e dhëna para këtij vendimi, ndërsa siguroi se të gjitha lejet do të verifikohen nga Agjencia Kombëtare e Territorit. Ai nënvizoi se të gjitha lejet që do të jepen pas këtij vendimi do të quhen të pavlefshme dhe do të shërbejnë si subjekt për ndjekje penale.
S.S

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Po ç'është ky karagjozllëk, o kryeministër? Pak të thuash, po tregohesh i pandjeshëm për impaktet që krijohen në shoqëri, nga vendimet arbitrare. Ky vendim që pezullon lejet e reja dhe nuk prek ato të dhëna (përfshirë ato tek liqeni, ku papagalli yt del përditë e akuzon) është tallje bythe me miletin, pasi lejet e maskarenjve do vazhdojnë të qeta, pa u konkurruar në shitje, ndërkohë që shumë qytetarë që kanë ndjekur hapat normalë për zhvillim prone duke plotësuar çdo kriter, bllokohen përsëri (siç ndodh përherë me të rregulltit - shtresa e djegur e këtij vendi)!

U lodhëm duke përjetuar situata të tilla, ku mungesa e kontrollit përkthehet në bllokim arbitrar, hajdutëria e cave përkthehet në shpenzime shtesë të të tjerëve, etj, etj, etj... Uroj që të shoh këto ditë që kjo nuk është vendimmarrje për interesa mafiozësh!

Submitted by Albi (not verified) on

Po cili kryeminister ne bote paska kete kompetence o militant dyleksh?

Km dhe partia e tij pacin fuqi sa me shume te kundershtojne ndertime e leje qe bien ne kundershtime me ligjet per rregullat e teritorit, per te drejten e prones, mbi planet urbanistike te miratuara etj. Po pse duhet te merret km me pezullim lejesh te miratuara ne konform rregullash, ku e keni pare ju kete?

Kjo nuk eshte asgje tjeter vetem se shfrytezimi i nje preteksti per te perqendruar perseri ne doren e nje njeriu cdo vendimmarrje.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Vazhdon te jesh po aq idiot sa ke qene qe ne fillim... por nuk duhet mohuar qe je edhe qesharak, kur meton tu japesh mend te gjitheve, pavaresisht se ne c'fushe diskutohet.
Te me falesh qe shkruaj ne stilin tend (ku gjysma e pare e komentit eshte denigrim per komentuesin tjeter), po gjuhen trapishte kur e do, e do, situata.

Submitted by Albi (not verified) on

Perkundrazi, ndryshe nga komentuesit e Temes ne pergjithesi i mbahem 2-3 fushave mjaft te limituara, ekonomi, ceshtje te institucioneve politike dhe balanca ndermjet tyre, dhe ndonjehere pak histori. Kaq.

Edhe njehere, z. poster ngjites i fushates se Koqos, me ca te drejte i beri ky km keto veprime sot ne mengjes?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ore Edvin, po kush e filloi barbarine me 20%?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.