Ministria e Arsimit jep detaje për shkeljet që çuan në mbylljen e tre universiteteve

Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Kolegji Profesional Privat “Medicom” dhe Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku” kanë ofruar një program studimi të pa licencuar dhe një pjesë e tyre janë të pa akridetuara.
Ka qenë kjo një nga arsyet kryesore se pse Ministria e Arsimit ka vendosur mbylljen e këtyre institucioneve arsimore. Me tej përfaqësuesi i Ministrisë se Arsimit, Plarend Ndreca sqaron se në këto shkolla të larta janë diplomuar studentë, të dhënat e të cilëve nuk gjenden, raporton Vizion+.
Gjithashtu është zbuluar se këto institucione kanw lëshuar diploma para akredimit dhe se nuk ka një numër minimal të stafit akademik, që duhej të ishte 7, ku të paktën 3 prej tyre me tituj dhe grada shkencore.
Gjithashtu ata kanë transmetuar reklama ku paraqiten të dhëna të pavërteta, të cilat janë bërë me qëllimin e vetëm, tërheqjen e sa më shumë studentëve.
Add new comment