Rama reagon për vendimin e Nishanit: Në seancën e parë të sesionit të ri, do të zmbrapsen dekretet verore të Presidentit

Mes presidentit dhe qeverisë ka nisur një luftë e hapur tashmë që kemi hyrë në vitin e dy të qeverisjes së koalicionit PS-LSI.
Presidenti i Republikë, Bujar Nishani ka refuzuar të dekretojë duke kthyer për rishqyrtim një sërë ligjesh të miratuara në Kuvend.
Kryeministri, Edi Rama e ka cilësuar një veprim të tillë “mbrojtje” të kundërshtimeve të Partisë Demokratike.
Ndërsa lidhur me kthimin e ligjit për ndarjen e re territoriale ka paralajmëruar “zmbrapsje” që në seancën e parë parlamentare.
“Në seancën e parë të sesionit të ri, shumica parlamentare do të zmbrapse dekretet verore të Presidentit”, shkruan Rama duke shtuar se reforma në drejtësi dhe ajo për ndarjen territoriale nuk do të ndalen.
S.S
Add new comment