Radikalizmi fetar, sfidë edhe për komunikimin publik. Një polemikë që lidhet me trajtimin mediatik të arrestimeve në Kosovë

Postuar në 20 Gusht, 2014 06:26

Çështja e radikalizmit fetar në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare më pak, po priret të realizojë atë që pritej në mungesë të reagimeve të duhura institucionale dhe të një qëndrimi të shëndetshëm shoqëror. Ky është keqkuptimi, ose më saktë përballja mes dy radhëve në këtë front të posa konfiguruar brenda botës shqiptare. Kjo pasi lufta ndaj radikalizmit një hap ndahet nga stigmatizimi mbi baza fetare, apo përgjithësimi shumë semplist se feja është burimi ekskluziv i radikalizmit. Kështu duket të ketë ndodhur edhe me shkrimin e fundit të Imer Mushkolajt “Shtypni kokat” në gazetën “Express”, shkrim i cili është marrë në analizë në blogun “E-zani” që trajton çështjet e fesë dhe të raporteve  të saj me shoqërinë(http://www.e-zani.com/2014/08/19/arrestoni-imer-mushkolen/). “Titulli është një ekzibicion dhune dhe kriminaliteti verbal që buron nga perversioni intelektual i helmatisur me urrejtje për të dhunuar hapësirën publike...”, shkruhet në editorialin e “E-zani”, që e konsideron qasjen e disa publicistëve në Kosovë, por edhe të vetë gazetës “Express”, si shkakun kryesor të nxitjes së urrejtjes fetare. “I vetmi ndryshim midis tij dhe muhaxherëve xhihadistë është se muhaxherët janë njerëz periferikë, pa shkollë e pa formim, të cilët i viktimizon mbi të gjitha injoranca e tyre, ndërsa mushkolajt janë në mainstream dhe predikojnë nga zemra e pushtetit mediatik urrejtjen e tyre patologjike. Lavdrimët janë bishti i kësaj historie. Kokat janë janë pikërisht ata: Imer Mushkolajt, Enver Robellët, Halil Matoshët, Alma Lamat, Baton Haxhinjtë etj.. Këta janë përgjegjësit kryesorë, për klimën e urrejtjes fetare të përhapur në Kosovë e cila ka sjellë edhe radikalizmin fetar”, shkruhet në editorial. Është padyshim një “shpërthim” i kufijve të paqëndrueshëm të ruajtjes së një lloj konformizmi, kur dikush percepton se lufta ndaj një të keqeje universale si ekstremizmi instrumentalizohet për qëllime që tejkalojnë peshën dhe rolin e vërtetë të këtij të fundit. Kjo pasi radikalizmi me përkufizim mishërohet më shumë në grupe apo sekte njerëzish të pakët në numër, që e lidhin fatin e tij me ekzistencën dhe veprimtarinë e tyre, më shumë sesa me ndonjë ideologji të vërtetë. “Ata dhe mediat ku ata militojnë janë përpjekur për disa vjet rresht të gërmojnë nëpër skutat e bashkësisë myslimane, për të gjetur ekstremistë e injorantë, në mënyrë që t’i përdorin si sebep për të shfryrë urrejtjen e tyre, e cila në fakt nuk iu drejtohej vetë atyre, por të gjithë bashkësisë. E kështu, pak nga pak, i shndërruan këta njerëz nga anonimë në personazhe përfaqësues të xhematit”, vijon editoriali. Çështja është se perceptimi se në botën shqiptare po luftohet në mënyrë sistematike besimi mysliman, fshehur pas rrezikut të ekstremizmit, është gati bindje. Do kujtuar këtu deklarata e para disa muajve më parë e 64 imamëve, pas arrestimit të disa personave nga policia shqiptare në mjediset e një xhamie në Tiranë. “Identifikimi i të gjithë muslimanëve shqiptarë, me veprimet individuale të dikujt, të kontestuar mbi të gjitha nga vetë komuniteti i tyre, përbën një përpjekje jo të sinqertë e cilat me dashje apo pa dashje përbalt një entitet themelor për këtë vend...Muslimanët shqiptarë, së bashku me shumë përfaqësues të besimeve të tjera, kanë qenë themelues të këtij shteti, si dhe luftëtarë të flaktë për krijimin e tij. Ky vend ia ka dalë të formohet e të mbijetojë falë kontributit të vyer të muslimanëve shqiptarë, shumë prej të cilëve kanë qenë klerikë, e që kanë sakrifikuar gjithçka për këtë komb. Për këtë arsye, ata që sot mundohen të përjashtojnë apo izolojnë muslimanët nga kjo shoqëri, përveçse përshfaqin një nga format më të liga të racizmit po minojnë gjithashtu themelet mbi të cilat ajo është ngritur”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e 7 prillit. (http://www.e-zani.com/2014/04/07/deklarata-64-kater-imame-de...)

s.z 

Comments

Submitted by neritan rreshka (not verified) on

<p>Ata qe e luftojne (demtojne imazhin) islamin nga pavetedija jane injorante</p><p>Ata qe e luftojne (demtojne imazhin) islamin per interes jane te shthurur</p><p>ata qe e duan jane me fat nga kaderi i Allahut xh.xh</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.