Serbia dhe Bosnja do të prezantohen me projekte të përbashkëta në konferencën e 28 gushtit

Beogradi zyrtar ka bërë një përpjekje të re për të maksimalizuar përfaqësimin e tij në konfereëncën e 28 gushtit në Berlin, ku është bërë e ditur se do të marrin pjesë drejtues të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Aleksandër Vuçiç ka shfrytëzuar takimin në Beograd me zv.kryeministrin boshnjak, Zlatko Lagumdzija për të deklaruar se në Berlin të dyja vendet do të prezantojnë projekte të përbashkëta. Bëhet fjalë për projekte infrastrukturore për të cilat do të synohet subvencionimi nga BE, tani që Gjermania ka kthyer vëmendjen nga rajoni ynë. Gjithësesi “Tanjug” nuk jep hollësi se për cilat projekte flitet konkretisht. Duhet thënë se ky informacion I mungon edhe publikut shqiptar, kur vjen puna për të ditur sesi do të prezantohet Shqipëria, pra me çfarë projektesh, përpos faktit se në përmbushje të partneritetit strategjik me Kosovën, do të ishte e udhës një koordinim, i cili edhe në ka ndodhur nuk është bërë zyrtar.
http://tanjug.rs/news/141880/vucic--lagumdzija--joint-projects-at-berlin...
s.z
Add new comment