Një thirrje për ndalimin e vizitës së Janullatosit në varrin e Shën Kozmait

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:58

“Ora-News” lajmëron se një komitet, që bashkon 26 organizata joqeveritare, ka kërkuar që ndalohet vizita, më 24 gusht, e kreut të KOASH-it Anastas Janullatos në Kolkondas të Fierit, në varrin e Shën Kozmait, ose Kozma Etolit siç njihet ndryshe. Komiteti ka një emër që të jep shpresë, por edhe që mëton rolin e një gardiani të një çështjeje shumë të madhe. Ai quhet: Komiteti Koordinues për Mbrojtjen dhe Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare. D.m.th edhe pse shqiptarët kanë dy shtete në Ballkan dhe ndikojnë në një të tretë si Maqedonia, sërish krijohet një komitet që është syçelët si ndaj tradhtarëve, por dhëntë Zoti, edhe ndaj paudhësive tanimë të njohura të qeverive tona. “Çdo komb ka të drejtë të shenjtërojë heronjtë e saj. Janullatos dhe grekët të përkujtojnë Shën Kozmanë e tyre dhe jo Kozma shenjtanin për shqiptarët. Hapi në territorin e Shqipërisë rreth 230 shkolla greke, duke mallkuar gjuhën shqipe, mbylli me dhjetëra kisha ku meshohej në shqip. Jo Janullatos, mos abuzo me miqësinë e shqiptarëve, me tolerancën e tyre fetare se është e shenjtë për ne! Ne duam të na nderosh Marko Boçarin, Naum Veqilharxhin, Dhaskal Todrin, Fan Nolin, Naum Priftin, Petro Nini Luarasi, Motrat Qirjazi, Mihal Gramenon. Mos preket dhe mos abuzohet me tolerancën fetare të shqiptarëve , se e kemi gjënë më të shenjtë dhe amanet nga gjaku i rilindësve tanë ndër shekuj”, citon “Ora-Neës” një nga përfaqësuesit e këtij komiteti. Nuk dihet se kush u ka thënë këtyre protestuesve se Shën Kozmai është shenjt për shqiptarët, ose hero, sepse për shqiptarët në përgjithësi ai është bërë i njohur vetëm pas viteve ’90. Së dyti ka edhe një element protokollar nëse mund të shprehemi kështu: Kozmai është shpallur shenjt më 20 prill 1961 nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit(http://en.wikipedia.org/wiki/Cosmas_of_Aetolia). Pra është shenjt i ortodoksisë. Ndaj nëse në Kolkondas, më 24 gusht, bashkë me Janullatosin do të jenë edhe besimtarë ortodoksë, nuk duhet parë tek ta medoemos ndonjë shitje, apo amulli mendore në kuptimin e kësaj bote. Përndryshe, kjo ndarja sipas besimeve që mes shqiptarëve ka qenë thjesht konvencionale mund të hyjë në një realitet të ri që nuk i duhet kujt. Të paktën jo shqiptarëve.  

http://www.oranews.tv/vendi/fier-reagime-ndaj-vizites-se-janullatos-komi...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.