Çështja e Sarandës, Kokëdhima ndërhyn në diskutimin në rrjetet sociale. “Pati një koalicion të ndyrë që donte të nxirrte përfitime nga kjo ngjarje”

Postuar në 21 Gusht, 2014 15:40

Koço Kokëdhima ka reaguar sot sërish lidhur me ngjarjen e Sarandës, nisur kjo siç njofton “Shekulli” nga një diskutim në rrjetet sociale për këtë çështje. “Cane nuk ka pasur kompetenca të autorizuara nga unë për të krijuar marrëdhënie ndikuese me qytetarët. Gjithë raportet e tij me E.G. janë personale, të paautorizuara nga unë dhe jashtë funksioneve të tij. Për gjithçka ai akuzohet s’ka lidhje me veprime, autorizime apo mosveprime te miat. Cane është në duart e drejtësisë dhe duhet të përgjigjet përpara saj. Këtu ka mbaruar puna jonë me të. Koalicioni i ndyrë mes opozitës politike dhe disa mediave pranë Saliut e Bashës, përfshi Merot e Thanot, meriton një shqyrtim të kujdesshëm e të qetë, për të shpjeguar përfitimet politike dhe jo vetëm, që donin të nxirrnin nga kjo ngjarje, madje edhe në dëm të gjykimit të vetë kësaj ngjarjeje përmes spekulimeve, mashtrimeve, shpifjeve, urrejtjes së verbër, politizimit dhe mjerimit etik e profesional, që i karakterizon”, shprehet Kokëdhima që duket se nuk e ka gëlltitur dot faktin se për skandalin e Sarandës, ka patur qëndrime kundër edhe nga “Tema” dhe “Dita”.

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=53946&kat=87

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Koco, ne rradhe te pare e ndyre ishte ngjarja, se cfare u ndy me pas nuk e ben ngjarjen ne fjale me te paster. Eshte interesant qe ju ne vend te denoni ngjarjen me gjithe forcen dhe te sqaroni cfare donte Cane ne zyren tuaj te deputetit ne Sarande neqoftese nuk kishte te bente me ju sic pretendoni me siper, merreni me kritiken e kritikes, dmth iu duken te ashper ata qe sulmojne per kete shkak. Cfare pret zotrote, qe te gjithe te bertasin &nbsp;sa burre i mire eshte Kocoja, dhe ai nuk ka faj, madje meriton edhe nje medalje? Ik e qetsohu nje here, behu burre merr pergjegjesine qe takon, aq sa te jete ajo as me shume e as me pak, pastaj mund te te lindi e drejta te merresh me ata qe kritikojne ate qe ndodhi dhe implikimin tend te mundshem.</p>

Submitted by Natyralisti (not verified) on

<p>More zotëri, A nuk ndjen zotrote ndonjë faj sado të vogël për skandalin në zyrën tuaj të deputetit të zonës,nga sekretari apo zëdhënësi juaj i zgjedhur prej vet jush si përfaqësuesin tuaj.Minimumi që duhej të bënit,ishte një ndjesi publike për skandalin që ndodhi në zyrën tuaj, nga beniamini juaj,i paguar nga ne populli, atë bashkë me ty.Mjer ne për deputet si puna juaj !!!!</p><p>&quot;O shqypni e mjera Shqypni,kush të ka qit me krye në hi,ti ke pas kenë një zonjë e rëndë,burrat e dheut të quejshin nënë&quot;</p>

Submitted by Gio Gio (not verified) on

Z. Koco, personalisht je ai qe je dhe ata qe te njohin dine te te vleresojne per bemat tende nder te cilat ka shume te pa pranueshme e ndoshta edhe te denueshme, por ceshtja kryesore tende dhe e shume politikaneve te tjere eshte se fusni neper stafet tuaja cdo njeri qe ju premton sherbim per interesa personale dhe kur dalin imorale, hajdute, mashtrues, kriminele, etj, etj, asnje nga ju nuk di gje.
Vete perzjeheni me felliqsira qe kur zgjidhni dhe emroni drejtore, keshilltare, bashkepuntore e ca me keq kur keta vendosen ne krye te institucioneve shterore apo ne vende kyce te mardhenieve me hallet e njerezve. Perqindja e emrimeve koniukturale e te paafteve eshte shume e larte ku kulmin e arrin me presidentin, guvernatorin e bankes, prokurorin, etj. Lista eshte shume e gjate.
Nuk ke qene kaq aktiv per ceshtje me madhore sesa perosnaliteti tend gjoja i cenuar.
Do beje mire ti dhe e gjithe klasa politike, majtas e dhjathtas, por sot me shume ajo qe ka pushtetin dhe komanden, te pastroje veten nga hajdutet, immoralet, te korruptuarit, etj., duke spastruar institucionet ne radhe te pare.
Mjaft me sllogane e komente personale ne mediat sociale.
Mos qani si femije neper ambasadore qofshin edhe shume te nderuar ne te fuqive te medha e behuni burra e mbroni interesat kombetare edhe pearpara nderhyrjve te tyre qe jo rralle krijojne ngateresa e konfuzion vend qe te bejne mire.
Lerjani drejtesise pedofilin e mos u merni me me te, por hapni gerdecin, 21 janarin, varferine e tejskajshme, analfabetizmin, Fullanin dhe keshillin e tij qe justifikojne vjedhjen, pensionet qesharake, pasurimin abuziv e lluksin e shfrenuar te uzurpatoreve te pushtetit duke mashtruar voten e popullit.
Nuk late gje pa thene kunder Berishes e ku jeni sot? Ai vazhdon te mbetet i pa ndeshkuar si per ngjarjet e 97 ashtu dhe per krimet e vjedhjet e me pastajme. Ju e te tjere si ju mbeteni bashkepuntore e facilitatore te poshtersive Berishiane, per sa kohe nuk veproni e nuk mbani premtimet e dhena perpara zgjedhjeve.
Bete shume premtime per te permiresuar jeten e qytetareve, per pensionet, per luften ndaj varferise, etj., Ku jeni tani? Korupsioni ne shendetesi vazhdon e populli nuk mjekohet, papunesia bazhdon te rritet, pensionet nuk mjafotjne as per ilace, femijet keq trajtohen e nuk arsimohen, ndasia fetare po rritet e terroristet nderkombetare po infektojne edhe shoqerine shqiptare, e institucionet e specializuara nuk jane te afta te parandalojne asgje.
Pra, morret ne dore nje Shqiperi me nje mije halle te katandisur si mos me keq nga klika Berishiane e nuk po merreni me zgjidhjen e ceshtjeve madhore.

Uroj te mos jeni i interesuar te ruani statukuone per interesa te perfitimit personal, tendin apo te klaneve te tjera brenda magiorances.

Perhsendetje
GioGio

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.