Ahmet Davutoglu drejt postit të kryeministrit në Turqi

Erdogan merr presidencën dhe ka lajmëruar se detyrën e kryeministrit ka ndërmen t’ia kalojë ministrit të Jashtëm, të mirënjohurit Ahmet Davutoglu. Kjo pasi me largimin e Erdoganit drejt kreut të shtetit, ky i fundit ka dhënë edhe dorëheqjen nga posti i kreut të partisë. Me këtë rast Erdogan ka nominuar sërish Davutoglunë, i cili duhet të zgjidhet javën tjetër në kongres. Nëse ai kalon, atëherë caktimi në detyrën e kryemnistrit është i natyrshëm. Davutoglu është një emër i njohur i diplomacisë dhe i skenës ndërkombëtare, i pereceptuar edhe si një ideolog i saj, ndonëse politika e Jashtme turke ka pësuar jo pak tronditje me zhvillimet e pranverës arabe. Marrja e detyrës së kryeministrit është një sfidë për të edhe pse problemet me ekonominë turke kanë nisur të shfaqen.
http://www.todayszaman.com/national_ruling-party-nominates-davutoglu-as-...
s.z
Add new comment