Pacolli edhe njëherë në “vëmendje”. Kësaj radhe për mënyrën sesi kalon pushimet

Duket se ka edhe më mirë se të jesh deputet në Kosovë. Ndonëse nuk kaloi dot pragun 5% për të hyrë në Parlamentin e Kosovës, por sërish, ish-zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli duket se nuk ja kalon keq. “Express” përcjell disa foto ku tregohet Pacolli në një jaht. Dhe kjo siç shkruan “Express” ndërkohë që politikanë shumë të rëndësishëm, gati figura historike të Kosovës, “hynin e dilnin duke djersitur në Gjykatën Kushtetuese”. “Jo rrallë, politikanët e tjerë janë munduar ta bëjnë pasurinë e tij, por jo me punën e tyre, por me para të shtetit. Megjithatë, të tjerët vetëm mund t’i lëpijnë buzët përballë pasurisë së Behgjet Pacollit”, shkruan “Express”.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/behgjet-pacolli-ua-palon-zogun-te-gji...
s.z
Add new comment