Përplasje mes tregtarëve dhe policisë në zonën e ish-uzinës “Dinamo”

Është riktyer protesta e tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish--uzinës “Dinamo”. Që në orët e para të mëngjesit, ka rifilluar protesta përmes së cilës kërkohet që tregu aktual të mos mbyllet. Madje kësaj radhe ka edhe akuza për ushtrim dhune nga ana e policisë. “Që nga ora 12:00 e natës strukturat e policisë na kanë bërë terror, ishin me skafandra, të blindur. Nuk lënë asnjë biznes të hyjnë në tregun ‘Dinamo’. Janë mbi 500 biznese që janë bllokuar”, citon “Balknaweb” protestues. Po sipas të njjëtit burim mësohet se shkak për përplasjen është bërë përpjekja për të futur në treg një furgon me mallra, çka është ndaluar nga policia bashkiake, ndërkohë që policia e rendit ka rrethuar zonën e tregut.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/-dinamo--policia-bllokon-futjen-e-ma...
s.z
Add new comment