Rrjet prostitucioni në Sarandë, anti-krimi arreston pesë persona, mes tyre pronarët e hotelit

Postuar në 19 Gusht, 2014 08:18

Turizëm, pra edhe prostitucion. Policia e Sarandës ka finalizuar mbrëmjen e djeshme një operacion të koduar me emrin “Shkëndija”, që ka shpërbërë një grup përgjegjës për shfrytëzim prostitucioni. Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, operacioni është kryer nga strukturat e anti-krimit, të cilat kanë vënë në pranga pesë persona. Sipas burimeve, drejtues i këtij rrjeti ishte shtetasi Kostaq Gjini, 38 vjeç, i cili në hotelin e tij u ofronte klientëve shërbime nga disa femra, të cilat janë mes personave të arrestuar.

Mes të arrestuarve janë gjithashtu bashkëpunëtorja e Gjinit, një grua 68-vjeçare njëkohësisht bashkëpronare e hotelit, si dhe një tjetër në moshë më të re, e dënuar më parë për prostitucion.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.