Më 23 gusht hyn në fuqi ligji i ri kundër konsumimit të duhanit në mjedise të mbyllura. Kreu i ISHSH-së, Deda: “Nuk do të tolerojmë”

Postuar në 19 Gusht, 2014 08:28

Ligji i ri kundër përdorimit të duhanit në mjedise të mbyllura hyn në fuqi më 23 gusht dhe duket se Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror është i vendosur të mos lejojë më tolerime në zbatimin e tij. “Duke filluar nga 23 gushti nis rreptësisht zbatimi i ligjit. Nuk do ketë tërheqje, por do të ketë punë edhe nga gjithë inspektoriatet e tjera të ngarkuara me ligj për ta bërë atë të zbatueshëm. Të gjitha trupat inspektuese do njoftojnë bizneset, do njihen dhe me ligjin që përcakton se subjekti tregtar krahas logos ‘no smoking’ do njihet edhe me masat ndëshkuese që parashikon ligji”, citon Top-Channel, kreun e inspektoriatit, Eltar Deda. Ai bën me dije se në fiullim do t’i mëshohet aspektit informues dhe pastaj do të veprohet me sanksionet që janë gjoba që me ligjin e ri variojanë nga 5 mijë lekë për përdoruesin, në 50 mijë lekë për administratorin dhe në 300 mijë lekë për pronarin e ambientit.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=282969

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.