Bashkëluftëtari përgënjeshtron vdekjen e Muhaxherit dhe poston një foto

Postuar në 19 Gusht, 2014 13:04

Një bashkëluftëtar i terroristit Lavdrim Muhaxheri e ka përgënjeshtruar përmes fb lajmin e vrasjes së tij. Basri Sylejmani ka postuar një foto me sqarimin e Muhaxheri është shëndoshë e mirë, dhe “le të plasin dushmanat”. Njoftimet nga televizioni kurd KNNC, thanë dje se është konfirmuar vrasja e Lavdrim Muhaxherit dhe trupi i tij sipas kosovalbaner.de është paraqitur në ekranet e këtij televizioni.

Por, në google dhe në vetë faqen e televizionit nuk pati ndonjë konfirmim për vrasjen. Vetë bashkëluftëtarët shqiptarë folën më herët për plagosjen e terroristit, por pa rrezik për jetën.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.