Qeveria shqiptare vendos dërgimin e një kontributi për qeverinë irakene. “Panorama” i referohet një vendimi të 15 gushtit që flet për dërgim armësh

Gazeta “Panorama” përcjell sot një lajm sipas të cilit më 15 gusht të këtij viti, qeveria shqiptare ka miratuar “një vendim sekret” siç shkruan ajo për dërgimin e një kontributi falas për qeverinë irakene. Kontribut i cili konsiston në një sasi armësh dhe municionesh si 10 mijë automatikë , 22 milionë fishekë për automatikët model 56, 15 mijë granata dore mbrojtëse, 15 mijë predha mortaje 60 mm, 12 mijë predha mortaje 80 mm dhe 5 mijë predha mortaje 120 mm. Ndërkohë ky kontribut i qeverisë shqiptare, sipas “Panoramës” shënon një zbritje në sasinë e miratuar nga qeveria e Sali Berishës më 1 dhjetor të vitit 2010, ku parashikohej dhënia e 30 mijë automatikëve dhe 50 milionë fsihekëve për qeverinë afgane. Në të vërtetë qeveria e ka kaluar me heshtje këtë vendim, i cili në çdo rast njihet si kontribut direkt në konfliktin që përshkron aktualisht Irakun.
s.z
Add new comment