Italianët dhe “Kristali”: Si të diplomohesh për stomatologji në dhjetë ditë

Postuar në 19 Gusht, 2014 12:24

Nuk ka qenë vetëm Renzo Bossi. Rasti i diplomimit të një tjetër shtetasi italian në Universitetin “Kristal” është dërguar në Prokurori, ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i dikasterit te Arsimit Plarent Ndreca gjatë prezantimi të raporti të shkeljeve të këtij Universiteti që për më tepër nuk ka qenë i akredituar nga Ministria. Ai evidentoi rastin e shtetasit italian Vincenco Nespola i cili është diplomuar për stomatologji te Kristali më 20 korrik 2011, por që ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë. Ndreca ka bërë të ditur se rasti në fjalë është paditur në Prokurori nga ana e Ambasadës Italiane, gjithashtu ai shtoi se ky rast do dërgohet edhe nga ana e ministrisë në Prokurori për hetime të mëtejshme. Një tjetër rast flagrant i shkeljeve nga ana këtij Universiteti është edhe tërheqja e 10-20 diplomave nga i njëjti preson në të njëjtën ditë. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë transparent raportin e shkeljeve për Universitetin "Kristal", sipas të cilit nga 37 kritere ligjore të vendosura, ky Institucion i Arsimit të Lartë ka shkelur 24 kritere.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.