Irak, një rol i ri për kurdët në strategjinë perëndimore

Postuar në 16 Gusht, 2014 15:26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndërhyjnë sërish në konfliktin e fundit në Irak, teksa po mbështesin me sulme ajrore luftëtarët kurdë në përpjekjen e tyre për të rimarrë digën e Mosulit. Kështu sot raportohet që avionë luftarakë amerikanë F-18 kanë kryer sulme ajrore ndërkohë që kurdët po aktiviozohen në terren kundër ISIS. Ndërhyrja amerikane duket se po koordinohet me zhvillime politike, pasi vetëm këto dy ditë pati ndryshim në drejtimin e qeverisë irakeve. Po kështu ka shenja të qarta të një lloj paqësimi relativ të Turqisë në raport me çështjen kurde. Në të njëjtën kohë është bërë e njohur vizita e ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier në Irak dhe takimi i tij me refugjatët yasidi në Irbil.

http://www.bbc.com/news/world-middle-east-28820509

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.