Letra II e Nasho Jorgaqit: "Keqardhje që ndaj meje u ndërmor “një kryqëzatë” ofendimesh e akuzash"

Ndërsa është shuar debati intensiv i pak javëve më parë, që shkaktoi letra publike për shkrimtarin Ismail Kadare nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, ky i fundit ka publikuar një letër të dytë. Me titullin “Ju faleminderit”, Jorgaqi duket se “i vë vulën” debatit në të cilin Kadare nuk u përfshi. Megjithatë, ajo letër nxiti reagimet pro e kundër të intelektualëve, shkrimtarëve e botuesve shqiptare. “Letra nuk kishte qëllim që të hapte ndonjë debat publik, siç ndodhi në të vërtetë. Ajo kishte një adresë të qartë dhe prej andej prisja edhe përgjigjen. Ndonëse e mbetur pa përgjigje, letra e bëri punën e saj. Këtë e dëshmon interesi që ajo ngjalli dhe jehona që pati. Numri i madh i telefonatave, i mesazheve telefonike, e-maileve, reagimet e shumta pozitive në rrjetet sociale ishin përgjigjia më e mirë që mund të merrja” shkruan Jorgaqi në letrën e tij, publikuar në “Gazeta Shqiptare”. Por përtej vlerësimeve mbi reagimet, në letrën e dytë, Jorgaqi nuk heziton të shprehë keqardhjen e të kritikojë disa prej personaliteteve që u përfshinë në debat. “Nuk mund të mos shpreh keqardhje për disa shkrime të botuara, të cilat dolën jashtë temës së letrës, që shpifën e sajuan deri në monstruozitet duke tentuar të më përbaltnin e diskreditonin me gjuhën e rrugës, e duke ndërmarrë “një kryqëzatë” ofendimesh e akuzash, që nuk kishin të bënin aspak me të vërtetën” vijon në letrën e tij Jorgaqi.
Letrën e plotë mund të lexoni në variantin print në numrin e sotëm të “Gazeta Shqiptare”.
Letra I e Jorgaqit: http://www.respublica.al/artikuj/2014/07/20/nasho-jorgaqi-mjegullat-e-tiranes-eshte-shkruar-ne-vitet-950-jo-nuk-ka-mundesi
n.k
Comments
Z. Profesor, Njerezia nuk u
Z. Profesor,
Njerezia nuk u pajtua me ju, dhe ju shqetesoheni se ata shprehën mendimet e tyre, njelloj siç ju bete me letren tuaj te pare per Ismailin.
Po te doje nje sqarim nga Ismaili, duhej ti shkruaje atij, dhe jo ti drejtoheshe publikisht, pasi ajo leter vetem ne emer i drejtohej Ismailit. Realisht ishte nje leter drejtuar publikut me synime te qarta, te cilat ne lexuesit i identifikojme disi ndryshe.
Kjo leter e dyte nuk ju ben nder. Perkundrazi ju nxjerr me cilesi te dobeta njerezore, per te cilat gjithsecili mund t'ju gjykoje ndryshe. Reagimi nuk ishte kryqezate, por mendimi i njerezve te lire me pikepamje, botekuptime dhe raporte te ndryshme -- ne shume raste kunder e ne disa raste pro jush. Kaq.
Perse duhej te zgjoheshe me kaq mllef pas tre javesh e te shkruaje nje vellim te dyte "fole qyqesh"?
Edhe nje fjale per Ismailin. Une e vleresoj per çfare ka krijuar. Nuk me intereson Ismaili si njeri. Ai nuk eshte mik i imi, por mjaft nga librat e tij jane. Ju, nje ish-shok i tij, e gjykoni jo thjesht si krijues, por si njeri. E beni kete publikisht pa pike ndrojtje (mund te lexosh: edhe pa pike turpi) e brejrje ndergjegje, e keni kurajo te kerkoni miqesine e tij? Me miq si ju, s'kane çfare i duhen askujt armiqte! Sigurisht, qe Ismaili te ka njohur mire se kush ishit, prandaj nuk ju ka besuar, as atehere, as sot, e besoj se nuk do te denjoje te ktheje pergjigje kurre per ate marrosje te turpshme tuajen.
Add new comment