Distancohet zyra e deputetit Koço Kokëdhima: Cane, i dorëhequr në mesin e muajit korrik (reagimi i plotë)

Postuar në 16 Gusht, 2014 11:02

Pas publikimit në media të lajmit mbi arrestimin e shtetasit Agron Cane me akuzën se ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune ka reaguar edhe zyra e deputetit Koço Kokëdhima. Ndërsa kanë publikuar lajmin, media i ka mëshuar faktit se i arrestuari është përfaqësues i zyrës së deputetit. Por zyra e këtij të fundit, përmes një komunikate  deklaron se i arrestuari nuk ka qenë funksionar pasi që prej mesit të korrikut të këtij viti ka dhënë dorëheqjen.  Duke u distancuar nga ngjarja dhe personi në fjalë, zyra e deputetit njofton se Cane nuk ka qenë asnjëherë sekretar për punësimet dhe as mëkëmbës i deputetit në Sarandë por një nga disa aktivistët e zyrës i caktuar me detyrën të dëgjojë ankesat dhe kërkesat e qytetarëve të zonës.

Reagimi i plotë nga zyra e deputetit Koço Kokëdhima:

I bëjmë me dije qytetarëve se kemi ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të madh ngjarjen e shëmtuar të bërë publike sot në orët e para të mëngjesit, lidhur me shtetasin Agron Cane, i cili ka qenë i angazhuar në zyrën tonë për disa muaj.

Veprimi i shëmtuar dhe implikimi i Agron Canes në këtë ndodhi të ulët dhe të rëndë është thellësisht i dënueshëm. Ne distancohemi kategorikisht nga veprime dhe sjellje të tilla perverse e të sëmura. Njëkohësisht dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e publikut për të mos rënë pre e spekulimeve politike e mediatike rreth kësaj ngjarjeje.

Sqarojmë se Agron Cane nuk ka qenë asnjëherë sekretar për punësimet dhe as mëkëmbës i deputetit në Sarandë. Ai ka qenë një nga disa aktivistët e zyrës tonë, i caktuar me detyrën të dëgjojë ankesat dhe kërkesat e qytetarëve të zonës. Ai nuk ka pasur asnjë kompetencë dhe nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në ndonjë proces punësimi me vullnetin dhe vendimmarrjen e tij. Detyra e tij ishte të regjistronte kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, të plotësonte dokumentacionin e nevojshëm dhe mbështetës dhe t’ia përcillte këto zyrës qëndrore të deputetit në Tiranë.

Denoncuesja e ngjarjes O.G., në fillim të këtij viti, ka kërkuar ndihmë pranë zyrës tonë për punësim dhe zyra jonë ka ndërmjetësuar punësimin e saj pranë kompanisë private të biznesmenit K.L. në Sarandë. Ajo ka punuar atje gati gjashtë muaj, deri para një muaji, kur është pushuar nga kompania në fjalë.

Vetë Agron Cane është familjar, 61 vjeç, me arsim të lartë dhe me karrierë të spikatur në ushtri, ka qenë komandant brigade. Në qytetin tonë është i njohur si një person serioz. Deri në momentin që Agron Cane u rekrutua ndër aktivistët e zyrës tonë ai nuk ka qenë i njohur personalisht nga deputeti Kokëdhima, por është rekomanduar nga drejtuesit më të lartë lokalë në Sarandë.

Agron Cane kurrë nuk është dyshuar dhe nuk është konstatuar përpara kësaj ngjarjeje të ketë manifestuar sjellje të tilla të turpshme të një personaliteti të dyfishtë. Gjatë muajve që Agron Cane ka qenë i angazhuar pranë zyrës tonë, nuk na rezulton të ketë patur as edhe një ankesë nga qytetarët për ndonjë sjellje negative të tij.

Për më tepër informojmë se Agron Cane është dorëhequr nga angazhimet pranë zyrës tone, për arsye personale, në mes të korrikut 2014. Nga data 15 korrik e këtej ai ka qenë në zyrë në mënyrë sporadike për efekt të dorëzimit të detyrës dhe dokumentacionit. Ai ka qenë aktiv dhe i përfshirë në disa aktivitete e takime të zyrës tonë në zonë gjatë muajit të fundit.

Ne shprehim keqardhjen tonë të thellë për çdo të lënduar padrejtësisht, drejtpërdrejt ose indirekt nga kjo ngjarje e këto veprime. Duam gjithashtu të sigurojmë publikun se kjo ngjarje e rëndë nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën e punës së jashtëzakonshme që bëhet nga deputeti Kokëdhima dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij të shumtë në Sarandë, për t’u shërbyer qytetarëve me vendosmëri e ndershmëri. Zyra jonë mbetet shumë e interesuar dhe do të bëjë gjithçka të mundur për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Zyra e Deputetit në Sarandë

Comments

Submitted by Lefkotheja (not verified) on

Po sikur Koçua te kete patur dijeni dhe te kete perfituar edhe ai kur vjen naten e bredh  neper Sarande si i merakosur per hallet e popullit?

Submitted by Drini Himarioti (not verified) on

Kujt ia thote Koço keto? Ajo grua e ve e me kater femije tregon se ka shtate muaj qe eshte nen presion nga njeriu i Koços. Turp!!!

Submitted by Dhimitrulla (not verified) on

Te puneson, Koçua!

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Zagareve pseudo-greke dhe kumbareve te tyre ne Athine ju dogji shume ceshtja e Himares dhe me ndihmen e disa mediave te "pavarura" po sajojne situata te tilla.

nderkaq mjafton te hedhesh syte ne politiken shqiptare dhe te besh nje resume: Ilir Meta bente pazare ne zyre me Priftin, pse nuk flisni per ate? Nasip Naco beri skandal pas skandali me minierat e Bulqizes, u harrua. Basha u puth e u perlot me Bakojanin kur shiten detin, tani eshte kryetar bashkie. Mr. 20% eshte kryeminister, nuk i ze njeri ne goje. Gerdecin? E lame dhe Gerdecin. Po Fullani? Po femijet e ish-kryeministrit?  Tani qenka problemi te Koco. Eshte shume e gjate rradha per te dhene llogari para se te arrije te Koco.

Burre i nderuar, me gjak te paster dhe jo te shitur per 300 Evro, Koco Kokedhima, kapedan sic i ka hije Bregut, jo tahleban me kruq ne qafe qe i eshte bere gjaku uje  si disa.

Vazhdoni gam-gam ju Athinaret.

Submitted by Albi (not verified) on

Zyra e deputetit te lidh me biznesin privat? Bukur rilindja!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.