Pengoi financimin e zyrës antikorrupsion, paditet për abuzim me pushtetin Guvernatori i Teksasit

Postuar në 16 Gusht, 2014 11:45

Guvernatori i Teksasit, Rick Perry është paditur për abuzim me pushtetin. Ai akuzohet se ka kërcënuar t’i verë veton financimit të një zyre qeveritare që merret me çështjet e korrupsionit. “Zyra është në varësinë e prokurores së Teksasit dhe sipas akuzës, guvernatori ishte përpjekur që prokurorja të jepte dorëheqjen” raporton “Zëri i Amerikës”.  

Vitin e kaluar, guvernatori Rick Perry deklaroi se do t’i vinte veton një fondi prej 7.5 milionë dollarësh për financimin e zyrës për integritetin publik në varësinë e prokurores së distriktit Travis, Rosemary Lehmberg, nëse prokurorja nuk jepte dorëheqjen. Lehmberg ishte arrestuar sepse ishte duke e ngarë makinën nën influencën e alkoholit. Zonja Lehmberg është demokrate me ndikim, ndërsa zoti Perry është republikan. Më vonë, zoti Perry e vuri në jetë kërcënimin, duke thënë se nuk e mbështeste dot një financim për zyrën në fjalë, në një kohë kur prokurorja që mbikqyrte këtë zyrë kishte humbur besimin e publikut.

Një gjykatë e posaçme e kryeqytetit të Teksasit, Austin, ngriti akuza ndaj zoti Perry për abuzim me pushtetin. Perry është guvernator i Texasit prej 14 vjetësh, më shumë se çdo guvernator tjetër në historinë e këtij shteti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.