Panariti: "Mielli i importuar nga Serbia është i sigurt, të mos krijohet panik te konsumatorët"

Postuar në 15 Gusht, 2014 13:30

Publikimi i lajmit se Shqipëria importon miell të kontaminuar nga Serbia ka “detyruar” ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti të dalë në një deklaratë për mediat. Panarit pasi vizitioi një furrë buke në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, u shpreh se informacionet e publikuara në media janë të pavërteta.

“Dëshiroj të ndaj me ju analizat që Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe i Vetinarisë ka bërë për cilësinë e bukës. Ne jemi përqendruar tek ato ingredient që janë veçanërisht të rrezikshëm, siç janë aflatoksina B1. Analizat e kryera në kampione të shumta të miellit, kryesisht atij të importit por dhe të miellit të vendit, kanë treguar që ky ndotës shumë i rrezikshëm mungon në miellin tonë. Miellrat tona janë të sigurta nga aflatoksina”, tha Panariti.

Lajmi për importin e miellit të rrezikshëm nga Serbia u publikua fillimisht në mediat e Kosovës duke bërë jehonë edhe në Shqipëri. Por, sipas Panaritit kjo është vetëm “hipotezë”.

"Ka një diferencë midis hipotezave dhe tezave. Tezat janë të konfirmuara, hipotezat janë hipoteza. Mirë është që bëhen hipoteza sepse në një farë mënyre mbajnë të ndezur vëmendjen e opinionit publik ndaj rreziqeve potenciale, por hipotezat nuk mund të shiten për teza, për sa kohë që nuk ka të dhëna të provuara analitike siç janë të dhënat tona që vijnë nga Instituti i Sigurisë Ushqimore i cili është i certifikuar, që dëshmojnë dhe vërtetojnë që ndotësit nuk janë të pranishëm dhe për këtë arsye nuk është e udhës që të krijohet panik i pajustifikuar të konsumatorët”, tha ministri i Bujqësisë.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.